Lillard u kthehet stërvitjeve me Blazers

Basketboll 06 Tetor 2019 09:53

Damian Lillard është kthyer në seancat stërvitore me Portland Trail Blazers.

Pasi mungoi në stërvitjen e së premtes, si pasojë e një dëmtimi, Lillard është kthyer me shokët e skuadrës gjatë stërvitjes të së shtunës, shkruan ‘Clutchpoints’.

Në anën tjetër, skuadrës vazhdojnë t’i mungojnë Pau Gasol dhe Hasan Whiteside, por lajmi kryesorë është rikthimi i Lillard.

Organizatori i Blazers nuk është lojtarë që ka humbur shumë ndeshje si pasojë e lëndimeve.

Ai gjatë sezonit të kaluar ka humbur vetëm dy ndeshje, ku gjatë atij sezoni regjistroi 25.8 pikë, 4.6 dhe 6.9 asistime për lojë.

Lillard është arma kryesore e skuadrës së Blazers dhe një lëndim më i gjatë do të ishte humbje e madhe për skuadrën perëndimore