Linda Shala zbulon raportet me Besim Hasanin

Basketboll 14 Mars 2021 13:15

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) me datë 8 Mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, Linda Shala për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), shkruan Insporti.

Linda e ftuar në emisionin “Një kafe prej shpisë” në RTV21 ka zbuluar se kohët e fundit janë vërejtur pakënaqësi te Federata sportive dhe ka treguar se cila është atmosfera në KOK.

“Ka pase pa kënaqësi, në kuvendin e fundit është vërejtur një pakënaqësi te federata sportive dhe për këtë arsye FBK me delegoi, që të ketë një zë unifikues. FBK për vite të tëra e ka luajtur një rol konstruktiv në KOK.

“Është një klimë jo e mirë në KOK, kryesisht për shkak të meshkujt, pse jo me sjell një energji të re në Komitet. E kam përgatitur një vizion timin, në dhjetë pika, do ta prezantojë në asamblen më 25mars.”

Shala tutje, ka folur edhe rreth raporteve të saj me Besim Hasanin.

“Prej 2004 marrë pjesë në asamblenë e KoK, e njohë shumë moti. Unë në momentin që kam vendosur të jem kandidate, e kam takuar Besim Hasanin edhe Ismet Krasniqin, prej të dyve e kam kërkuar mbështetjen e tyre, por ata kanë vendosur të kandidojnë vetë. E kanë anuluar përballjen në emision sportiv në KTV, pra unë isha e ftuar por nuk do të shkojë”, ka thënë Shala.

-->