Linfield ka një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes së nesërme kundër Dritës

Futboll 10 Gusht 2020 21:56

Linfield ka lëshuar një komunikatë zyrtare para ndeshjes së nesërme kundër Dritës.

Kjo skuadër në komunikatën e tyre ka treguar se stërvitjet kanë shkuar mjaftë mirë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo ajo që është më e rëndësishmja, Linfield ka njoftuar se do ta bëjnë transmetimin e ndeshjes së nesërme.

Ky është një lajm i mirë edhe për tifozët kosovar sepse do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen nga transmetimi “Live” i Linfield në faqen e tyre zyrtare.

Kurse televizioni publik i Kosovës nuk do ta bëjë transmetimin e kësaj ndeshje.

-->