Lingard kërkon ndjesë për tweet-in e tij

Futboll 07 Shkurt 2018 08:24

Gjatë ceremonisë së 60 vjetorit të tragjedisë së Munihut, ku në “Old Trafford” në ato momente ishte edhe Jesse Lingard, në llogarinë e tij në twitter, është postuar një status që kishte ofenduar të gjithë.

Lingard me të kuptuar këtë gjë, e kishte fshirë tweet-in dhe kërkoi falje duke thënë se në ato momente nuk ka qenë i vetëdijshëm për këtë gjë sepse ishte ne ceremoninë e përkujtimit të viktimave nga tragjedia e Munihut, dhe ekipi i tij medial kishte postuar në llogarinë e tij. /Insporti.com

-->