Lipjani shënon fitore të rëndësishme ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për mbijetesë   

Superliga 10 Shkurt 2019 20:44

Lipjani e ka shënuar fitoren e tretë në 18 ndeshjet e deritashme të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra e trajnerit Gyltekin Selimi e ka mposhtur AFK Borean me rezultat bindës 125:57, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt play-outit dhe eventualisht mbetjes në këtë rang të garave.

Ndërsa, skuadra pejane vazhdon të paraqitet me basketbollistë shumë të rinj dhe nuk ka ambicie për të arritur diçka në këtë edicion.

Arian Mehmeti me 27 e Musab Mala me 17 pikë ishin më efikasit te skuadra vendëse, ndërsa Aron Laja me 24 pikë ishte më i dalluari te mysafirët.