Lipjani – Sigal Prishtina, ashtu siç është pritur

Superliga 19 Tetor 2019 18:36

Ndeshja e javës së 6-të të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Lipjanit dhe Sigal Prishtinës i ka takuar skuadrës mysafire me rezultat 105:70.

Fituesi po thuaj dihej edhe para fillimit të ndeshjes, pasi cilësia e rivalëve të sotëm është dukshëm në të mirë të kryeqytetasve.

Dardan Berisha me 29 pikë dhe Fahro Alihodzic me 21 ishin më efikasit te Prishtina, tek e cila pikë dyshifrore patën edhe kapiteni Edmond Azemi dhe Divine Myles, të cilët kontribuan me nga 11 pikë.

Në radhët e vendësve u dalluan Demarkus Stuckey Jr dhe Deaughn Jenkins me nga 26, përkatësisht 23 pikë.

Për Prishtinën kjo ishte fitorja e 4-t në 5 ndeshjet e deritashme, ndërsa Lipjani ka pësuar 6 humbje në po aq ndeshje.

-->