Liria i shkruan letër zyrtare Lazios në lidhje me transferimin e Muriqit

Futboll 16 Shtator 2020 17:05

Skuadra e Lirisë së Prizrenit, ku është rritur si futbollist, Vedat Muriqi që tashmë është pjesë e Lazios i ka shkruar një letër zyrtare klubit italian.

Sulmuesi i Kosovës dje dhe zyrtarisht u bë pjesë e Lazios me një çmim prej 18 milionë euro, që e mbanë atë në Itali për 5 vite.

Por, rregulli i UEFA-s thotë se klubi që e kaliti futbollistin nga fillimi do t’i takojnë 5% të pagës së transferimit.

E për këtë, vet klubi i Lirisë i ka shkruar një letër zyrtare, presidentit të Lazios.

“Liria zyrtarisht i shkruan Lacios në letër mes tjerash theksohet, se Vedat Muriqi ka dalë nga KF Liria. Lidhur me këtë, Lacios i është kërkuar, që Liria të përfshihet në shumën që i takon në këtë transfer sipas rregullores mbi transferimin e lojtarëve.

Më poshtë letra në gjuhën shqipe dhe angleze, drejtuar klubit të Lacios.

Liria zyrtarisht i shkruan LaciosNë letër mes tjerash theksohet, se Vedat Muriqi ka dalur nga KF Liria.Lidhur me…

Gepostet von LIRIA FC am Mittwoch, 16. September 2020

-->