Liridon Balaj merr çmimin e “Golden 11 Awards” e organizuar nga SAFP

Futboll 18 Janar 2022 18:22

SAFP (Shoqata Zviceriane e Futbollistëve) prej disa vitesh organizon “Golden 11 Awards” dhe janë vetë lojtarët ata që zgjedhin fituesit, shkruan Insporti.

Kështu, 11 lojtarët më të mirë në fushë si dhe lojtari më i mirë në ligë u përzgjodhën nga kundërshtarët e tyre.

Mesfushori kosovar, Liridon Balaj, i cili mori çmimin e “Golden 11 Awards” e organizuar nga SAFP, përmes një statusi në rrjetin social, Facebook ka falendëruar të gjithë ata që e kanë votuar.

“Faleminderit të gjithëve që votuan për mua për të qenë në Golden Eleven në Challenge League, është një nder për mua të pranoj këtë çmim” – shkroi Balaj.

https://www.facebook.com/photo?fbid=2167072476764425&set=a.189722244499468

22 vjeçari, aktualisht është pjesë e skuadrës FC Aarau.

/Insporti.com

-->