Liridon Kalenderi bindshëm i pari në Kulla 2019

FASK 30 Qershor 2019 18:18

Gara më atraktive dhe e shumëpritur në disiplinën malore të automobilizmit në Kampionatin e Kosovës, e vlefshme edhe për FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore) ka përfunduar me triumfin e Liridon Kalenderit.

Anëtari i Auto Klubit Prizreni D&G, me Mitsubishi Evo 9, distancën prej 5.6 kilometra e kaloi për kohën 03:14.374 minuta.

“Ishte një garë mjaft e mirë, atraktive dhe e organziuar mirë. Jam i kënaqur me suksesin, sepse pas dy vjet investimesh, vetëm tash kam arritur ta njoh si duhet veturën. Besoj se tashmë është në gjendjen e duhur për të kërkuar rezultate edhe më të mira dhe gara e sotme ishte përgatitje për Evropë, ku synoj të marrë pjesë në disa gara dhe të arrij rezultate të mira”, ka thënë Kalenderi pas fitores në Kullë.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Vasilije Jaksic  (Honda Civic) nga Mali i Zi me kohën 03:29.395, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Belkim Fazliu me Renault Megane RS me kohën 03:36.460 minuta.

Pjesëmarrës në garë veç garuesve vendorë ishin edhe ata nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Gara përfundoi pa asnjë problem, ndërsa Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i falëderon të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e saj.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1150 ccm – A)
1.Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 03:58.828
2.Liridon Hajrizaj (Yugo – Peja Visari) 04:31.295

Klasa 2 (1150-1400 ccm – N)
1.Leotrim Bytyqi (Peugeot 106 – Ferizaj) 03:57.879
2.Alban Berisha (Suzuki Swift – Prizreni D&G) 04:04.601
3.Hyseni Hyseni (Peugeot 106 – Ferizaj) 04:14.917

Klasa 3 (1150-1400 ccm – E1)
1.Valon Mehmeti (Lupo – Prishtina RT) 03:51.580
2.Fatos Krasniqi (Opel Corsa – Prizreni D&G) 04.01.626
3.Besnik Morina (Suzuki Swift – Drenica) 04:06.35

Klasa 4 (1400 -1600 ccm – S)
1.Premtor Taraku (Honda Civic – Eurogoma RT) 03:43.588
2.Alteron Sylmeta (Honda EG6 – Gjakova 137) 04:09.332

Klasa 5 (1400-2000 ccm – N)
1.Yll Rugova (Honda Type R – HCR Gjakova) 03:42.741
2.Kushtrim Bytyqi (Renault RS – Ferizaj) 03:48161
3.Selim Tahirsylaj (BMW 320i – DTM) 04:17.637

Klasa 6 (1600-2000 ccm – E1, A, SP)
1.Bekim Kadria (Opel GSI – Gjakova 137) 03:40.530
2.Besfort Hana (Opel Astra – HCR Gjakova) 03:49.325
3.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) 03:51.452

Klasa 7 (mbi 2000 ccm N)
1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi Evo 9 – Prizreni D&G) 03:14.374
2.Belkim Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) 03:35.266
3.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 03:38.027

Klasa 8 (mbi 2000-3000 ccm – E1)
1.Ernest Daka (BMW 318i – DTM) 03:40.328
2.Besart Pruthi (Opel Astra – Gjakova 137) 03:48.562

Klasa 9 (mbi 3000 ccm – E1)
1.Besim Sada (Mitsubishi Evo 9 – Rahoveci) 03:38.662
2.Liridon Demaj (Suzuki Swift – Peja Visari) 03:44.765
3.Agron Shulina (Audi – Rahoveci) 03:50.513

Promo
1.Vasilije Jaksic  (Honda Civic – Mali i Zi) 03:29.395
2.Besnik Berisha (Citroen DS3 – MSC Priental) 03:37.462
3.Zeljko Banicevic (Polo – Kotor) 03:39.546

Plasmani i përgjithshëm:
1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi Evo 9 – Prizreni D&G) 03:14.374
2.Vasilije Jaksic  (Honda Civic – Mali i Zi) 03:29.395
3.Belkim Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) 03:35.266

Plasmani ekipor:
1.Prizreni D&G 50
2.Ferizaj 47
3.HCR Gjakova 35