Liridon Kalenderi spektakolar në Buzet

FASK 14 Shtator 2019 19:02

Liridon Kalenderi ka pasur paraqitje fantastike në provat zyrtare para garës së nesërme që mbahet në Buzet të Kroacisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian.

Kalenderi me veturën e tij Mitsubishi Evo 9, është renditur në pozitën e parë me kohën 02:44.322 minuta, duke lënë dukshëm pas vetes rivalët pretendentë për të fituar.

Kalenderi për 02.494 sekonda ishte më i shpejt se italiani Antonino Migliuolo, 03.490 se kroati Sdjepo Manenica dhe 04.496 sekonda në krahasim me sllovakun. Peter Ambruz.

“Buzeti është ndër garat më prestigjioze, konkurrenca është fortë dhe numri i pjesëmarrësve i madh. Sot gjithçka shkoi si duhet dhe natyrisht që jam i kënaqur me rezultatin. Shpresoj që kështu të jetë edhe nesër”, ka thënë Kalenderi për Insporti.com.

Kosova në Buzet paraqitet me 7 garues dhe nesër pritet paraqitje e mirë e tyre.

-->