Liridon Leci më në fund tregon arsyen e festimit kundërthënës
Futboll
18 Shkurt 2019
23:11

Ylli i Dritës, Liridon Leci shkaktoi një situatë tejet kundërthënëse në derbin e “Anamoravës”.
Kjo pasi ai festoi fitoren duke bërë një gjest provokativ në drejtim të fansave të skuadrës rivale, “Skifterat” të Gjilanit, shkruan Insporti.
Leci, i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, më në fund ka treguar arsyen e festimit të tij.
“Gjatë 90 minutave, shumica e futbollistëve (të Dritës) jemi sha me autoparlant nga ana e fansave të Gjilanit.
“Na kanë sharë me robë të shtëpisë dhe me antarë të familjes.”
Kujtojmë se Drita e fitoi ndeshjen e rezultat 3-1. /Insporti.com/