Lirim Kastrati ndahet nga e dashura kroate

Futboll 07 Prill 2021 11:38

Sipas raportimeve, sulmuesi kosovar i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati, është ndarë nga e dashura kroate, Andela Simac, për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, përcjell Insporti.

22-vjeçari ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës muajin e kaluar dhe u paraqit në humbjen 3:1 kundër Spanjës

Muajin e kaluar, mediat kroate raportuan se ai u nda me Andelën, 25 vjeçe, pas një video të publikuar në rrjetet sociale ku kroatja shihej duke qarë për Mario Balotellin, yllin italian me të cilin kishte pasur një lidhje të shkurtër dashurie.

Dhe tani, rreth një muaj më vonë, besohet se Kastrati është ndarë përsëri me të.

Andela e ka publikuar një fotografi të veten në Instagram me një mesazh të koduar “Tento të më harrosh”, që besohet t’i jetë drejtuar 25-vjeçarit kosovar.

-->