Lista e FIFA-s me 10 kandidatët për futbollistin e vitit

Futboll 31 Korrik 2019 19:09

FIFA ka publikuar listën me 10 futbollistët që janë kandidatë për të fituar çmimin “Lojtari i Vitit”.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në këtë listë, teksa dallohen tre lojtarë nga Liverpool: Van Dijk, Salah dhe Mane; 2 nga Ajax: De Jong (Barça) dhe de Ligt (Juventus), shto më tej emrat e Kane, Mbappe dhe Hazard.

Në këtë listë mungon Antoine Griezmann, i cili nuk arriti të ketë sukses me Atletico Madrid sezonin e kaluar, duke njohur fitore vetëm tek Franca. Shto këtu mungesën e Neymar dhe atë të Modric, që ishte fituesi i vitit të kaluar.

Cristiano Ronaldo – Juventus: Kampion në Serie A dhe golashënuesi i klubit. Lojtari më i vlefshëm në Itali dhe fitoi Nations League me Portugalinë.

Frenkie de Jong – Ajax (Barcelona): Fitoi kampionatin holandez dhe dy kupa. Gjysmëfinalist i Champions League, pjesë e formacionit të vitit në Holandë.

Matthijs de Ligt – Ajax (Juventus): Fitoi kampionatin holandez dhe dy kupa. Gjysmëfinalist i Champions League, pjesë e formacionit të vitit në Holandë dhe Champions League.

Harry Kane – Tottenham: Finalist i Champions League. 17 gola në 28 ndeshje me Spurs. Gjysmëfinalist në Nations League me Anglinë.

Eden Hazard – Chelsea (Real Madrid): Fitoi Europa League me Chelsea. Golashënuesi i klubit. Lojtari i Vitit i emëruar nga PFA.

Sadio Mane – Liverpool: Fitues i Champions League. Në listën e golashënuesve të Premier League. Shkoi në finale të Kupës së Afrikës me Senegalin.

Kylian Mbappe – PSG: Fitues i Ligue 1 dhe Trophee des Champions. Golashënuesi i klubit në sezonin 2018-19. Lojtari i Vitit dhe golashënuesi më i mirë në Francë.

Lionel Messi – Barcelona: Fitoi La Liga, shkoi në gjysmëfinale të Champions League dhe në finale të Copa Del Rey. “Këpuca e Artë” e Evropës dhe asistuesi më i mirë në La Liga. Mori medalje bronzi në Copa America me Argjentinën.

Mohamed Salah – Liveprool: Fitoi Champions League, golashënuesi i klubit në vitin 2018-2019.

Virgil van Dijk – Liveprool: Fitues i Champions League. Lojtari i Vitit në Premier League dhe Lojtari i PFA. Finalist me Holandën në Nations League.

 

-->