Lista e lojtarëve të ftuar nga Zinedine Zidane, me shumë mungesa kundër Bilbaos

Futboll 15 Maj 2021 17:03

Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao.

Reali do të hyjë me mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javes së 37-të të La Ligas.

Për “Los Blancos” kjo mund të jetë ndeshja e sezonit, pasi  ata janë në ndjekje të titullit të La Ligas. Por skuadra e Zidane duhet ta bëjë atë me disa mungesa të forta në skuadër.

Lajm i mirë për Zidane është rikthimi i Marcelos në mbrojtje, por lajm i keq është humbja e Toni Kroos.

Përpos Kroos, bashkë me të nuk do të jenë të gatshëm edhe Varane, Ramos, Carvajal, Mariano Diaz, Lucas Vazquez dhe Ferland Mendy.

Lista e plotë e lojtarëve të Real Madridit në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos:

-->