Lista prej dhjetë futbollistëve më të shtrenjtë së Superligës të Kosovës

Futboll 13 Prill 2021 14:51

Pavarësisht formës së mirë në të cilën po kalon, Mirlind Daku nuk është futbollisti më i vlefshëm në elitën e futbollit të Kosovës.

Sulmuesi gjilanas që po shkëlqen te Ballkani e ka një vlerë prej 350 mijë euro në tregun e transferimeve.

Por, primatin në listën e futbollistëve më të vlefshëm e mbanë mbrojtësi i Gjilanit, Ardin Dallku.

Sipas “Transfermarkt”, Dallku vlen 475 mijë euro, derisa pas tij vjen Markon Simonovski i Feronikelit me 400 mijë sosh.

Ngritje në vlerë patën Mirlind Daku, Blendi Baftiu, Armend Thaçi dhe Nazmi Gripshi.

Për më shumë, më poshtë e keni listën me dhjetë futbollistët më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës.

-->