LIVE: Italia fantastike, Insigne shënon golin e tretë ndaj Turqisë

Futboll 11 Qershor 2021 21:06

Turqi-Itali është dueli hapës i EURO 2020. Kjo përballje po luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës dhe ka nisur prej orës 21:00.

Mbrëmjen e sotme nis më në fund Kampionati Europian 2020, që fatkeqësisht nisi një vit më pas për shkak të pandemisë.

LIVE: TURQI 0-1 ITALI

Italia ka kaluar në epërsi në fillim të pjesës së dytë me një autogol të mbrojtësit të Juventusit, Merih Demiral i cili goditjen e Berardit e dërgoi në portën e gabuar.

Ciro Immobile ka dyfishuar epërsinë e Italisë me një gol nga topi i kthyer pas goditjes së Spinazzolas.

Lorenzo Insigne ka trefishuar epërsinë e Italisë ndaj Turiqsë, me një gol të bukur pas asistimit të Ciro Immobile.

-->