LIVE: Kosova shënon gol në minutën e fundit ndaj Guinesë (VIDEO)

Kombëtarja 08 Qershor 2021 16:05

Përfaqësuesja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen e tretë miqësore gjatë muajit qershor, shkruan Insporti.com.

Për këtë ndeshje, një pjesë e madhe e të ftuarve nga përzgjedhësi vijnë nga Superliga e Kosovës.

Trajneri Bernard Challandes ka vendosur të startoj me formacionin  4-2-3-1.

Këtë ndeshje, e cila ka nisur me fillim nga ora 16:00, mund ta shikoni në kanalin ART SPORT 2, në Klan Kosova si dhe online në këtë LINK.

Kosova 1-2 Guinea

GOOL: ARB Manaj shënon golin e vetëm të Kosovës në minutën e fundit të takimit.

“Dardanët” kanë pranuar edhe golin e dytë të takimit, këtë radhë përmes Kante i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 66-të. Më herët, topin me dorë e kishte prekur Hajrullahu.

No description available.

Guinea ka kalur në epërsi në minutën e 63-të me anë të Kouyate, i cili mposhti Bekajn nga afërsia.

No description available.

Kapiteni i Guinas, Kante dërgoi një goditje të fortë nga afërsia por Visar Bekaj reagoi me një pritje të jashtëzakonshme duke mbajtur rezultatin në 0-0.

No description available.

Daku ka rastin më të mirë të takimit në minutën e 24-të, por goditja e tij në rrotullim ndalet nga mbrojtja e Guineas.

Vlera totale e skuadrës së Guinas sot është 35 milionë euro, kurse vlera e Kosovës është vetëm 7 milionë euro.

Kur kanë kaluar 15 minuta lojë, ende nuk është shënuar asnjë gol me “Dardanët” që kanë pasur disa gjysmëshanse me anë të Topallit dhe Hoxhës.

Formacioni zyrtar:

Visar Bekaj; Domgjoni, Jashanica, Thaqi, Bajselmani; Rrudhani, Broja, Loshaj; Topalli, Hoxha; Daku.

-->