LIVE: Mbyllen dy ndeshjet e Superligës, Arbëria dhe Drenica arrijnë fitore

Futboll 06 Maj 2021 14:25

Java e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll përfundon sot me dy takime shumë interesante, raporton Insporti.

Ballkani pret në Suharekë Arbërinë, teksa do tentojë t’i arkëtojë pikët e plota për të mbetur në garë për titull, duke qenë se është vetëm tri pikë larg Prishtinës që mban kreun e klasifikimit.

Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj ku Drenica do e pres skuadrën e Llapit.

BALLKANI 2-3 ARBËRIA

Mbyllet ndeshja

Agon Llugiqi ka shënuar golin e tretë të Arbërisë

Kreshnik Bahtiri (Arb) ka shënuar golin e tij të dytë në këtë ndeshje per ta rikthyer epërsinë e mysafirëve në minutën e 46-të.

45′ Përfundon pjesa e parë.

44′ : Ballkani shënon në fund të pjesës së parë dhe barazon në 1-1.

24′ Lëndohet Mevlan Zeka i Ballkanit dhe lëshon fushën, në vend të tij Arbër Hoxha.

Arbëria ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit në minutën e 8-të të takimit përmes një golit të Kreshnik Bahtirit.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Ljuljanovic; Miftaraj, Gripshi, Korenica, Shala, Krasniqi, Kuc, Bytyqi, Jashanica, Baftiu, Zeka

Arbëria: Miftari, Zabergja, Bahtiri, Llugiqi, Hyseni, Avdulli, Lika, Ibrahimi, Adzovic, Beqiri, Lekaj

DRENICA 4 –2 LLAPI

Mbyllet ndeshja.

86′ Gentrit Dumani (Dre) realizon për ta rikthyer epërsinë.

84′ Llapi ngushton epërsinë e Drenicës.

78′ Shënon Osman Mëziu, Drenica po udhëheq 3-1.

46′ Donald Rapo (Dre) ka shënuar gol për ta rikthyer epërsinë e Drenicës.

45′ Përfundon pjesa e parë.

Dy gola për 10 minuta në Skenderaj. Fillimisht Drenica kaloi në epërsi në minutën e 6 pas një autogoli të Monin, e pastaj Llapi barazoi shifra me anë të Hossarit.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Gjoni, Ramadani, Elshani, Bejta, Lushtaku, Denisson, Rapo, Uka, Qaqi, Zabergja.

Llapi: Ajeti, Musa, Hossari, Monin, Zhdrella, Hyseni, Krasniqi, Zeqiri, Al.Ramadani, Sava, Aliu. 

-->