LIVE: Mbyllet gjithçka, Llapi fiton Kupën e Kosovës

Futboll 12 Maj 2021 20:46

Është duke u zhvilluar finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Llapit dhe Dukagjinit, shkruan Insporti.

Llapi dhe Dukagjini takohen për herë të parë në finale të Kupës së Kosovës, me dy klubet që kanë nga një finale të humbur në të kaluaren.

Skuadra e Tahir Batatinës do kërkojë me doemos fitoren, e cila përveç të titullit të parë në histori të klubit nënkupton edhe dalje në garat evropiane.

Dukagjini në anën tjetër, përveç luftës për inkuadrim në Superligë, e kërkon edhe trofeun e dytë në histori të klubit, pas atij të vitit 1993.

Takimin mund ta shikoni drejtpërdrejt në ART Sport 1 në platformën ART Motion.

LIVE: Dukagjini 1-1 Llapi

Mbyllet gjithçka, Llapi fiton Kupën e Kosovës në penallti.

Penalltitë në kohë reale:

Dukagjini: ✅✅✅❌❌

Llapi: ✅✅✅❌✅

125′ Përfundojnë 120 minuta lojë mes Dukagjinit dhe Llapit në “Fadil Vokrri”, fituesi i Kupës së Kosovës do të vendoset me penallti.

120 GOOOL, Llapi ka shënuar golin e barazimit në minutën e fundit të takimit me anë të Prencit.

113 GOOOL, DUKAGJINI kalon në epërsi në minutën e 113-të.

105′ Është mbyllur pjesa e parë e vazhdimeve me rezultatin në semafor që shënon 0-0.

90′ Kanë përfunduar pa gola 90 minuta plus shtesat në takimin mes Dukagjinit dhe Llapit në “Fadil Vokrri”.

75′ Kur kanë mbetur edhe 15 minuta nga koha e rregullt, rezultati është ende i barabartë 0-0 me Llapin që ka posedimin e lojës por pa krijuar mundësi të mira shënimi.

55′ Benjamin Emini (Llapi) ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Mërlakut.

45′ Fillon pjesa e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Image

45′ Përfundon pa gola pjesa e parë në finalen e Kupës së Kosovës mes Dukagjinit dhe Llapit.

40′ Ahmed Januzi me mundësi më të mirë të takimit, me goditjen e tij që përfundon mbi portë.

20′ Fatlum Gashi (Dukagjini) bëhet futbollsti i dytë që ndëshkohet me karton të verdhë këtë ndeshje.

12′ L. Osmani (Dukagjini) ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme.

08′ Selmani (Llapi) bën një vrapim të rrezikshëm ku del përball me portierin Muhaxhiri, por gjyqtari anësor vlerëson se ishte pozitë jashtë loje.

Arbnor Ramadani (Llapi) me një mundësi të mirë në minutën e 5-të por topi largohet nga zona e rrezikshme.

Fillon ndeshja e madhe mes Dukagjinit dhe Llapit.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Peposhi, Prenci, Idrizi, Emini, Shabani, Ar.Ramadani, Hoti, Sadriu, Selmani, Januzi.

Dukagjini: Muhaxhiri, Syla, Basriu, Kuqi, Hasanaj, Gashi, Millaku, Jashanica, Mulaj, Merlaku, Osmani.

-->