LIVE: Përfundim dramatik, gol në minutën e 90-të në takimin Prishtina – Llapi

Futboll 07 Prill 2021 15:11

Prishtina – Llapi është ndeshja kryesore e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Insporti.

Në stadiumin e kryeqytetit, të parët që kanë arritur ta shënojnë golin e epërsisë janë skuadra e Llapit, kjo pas harkimit të Selmanit, ku rrjetën me kokë e gjeti ish- futbollisti i Prishtinës, Ahmed Januzi.

Llapi ka shënuar edhe golin e dytë, ku përsëri protagonist ishte Ahmed Januzi, i cili shënoi nga afërsia pas një goditje nga këndi.

Kushtrim Shabani shënon edhe golin e tretë për Llapin ndaj Prishtinës, ku mposhti nga afërsia Nikën me një supergoditje që preku horizontalen.

Prishtina ngushton rezultatin, Mankenda zë një top që po dilte në fundore dhe asiston për Albin Prapashticën i cili me kokë shënon në portën bosh për 1-3.

Përfundim dramatik, Pefqeli ka shënuar golin e dytë të Prishtinës në minutën e 90-të të takimit, teksa kanë mbetur edhe tre minuta lojë.

Mbyllet takimi, Llapi triumfon 3-2 në udhëtim ndaj Prishtinës.

Prishtina 2-3 Llapi

Kurse, përballja tjetër gjysmëfinale e Kupës që po zhvillohet është ajo në mes të ekipeve që bënë sensacion nga Liga e Parë e Kosovës, Istogu me Dukagjinin.

Istogu 1-2 Dukagjini

29 Dukagjini kalon në epërsi përmes Altin Merlakut.

Siç dihet, ky trofe është bërë më i çmueshëm në vitet e fundit pasi fituesi i saj e siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropë. /Insporti.com

-->