LIVE: Përfundon gjithçka, Kosova arkëton pikët e plota ndaj Andorras në shtëpi

Kombëtarja 08 Qershor 2021 19:42

Kosova U21 sonte filloi kampanjën kualifikuese për kampionatin evropian që mbahet në vitin 2023.

‘Dardanët’ triumfuan në takimin ndaj Andorrës që u zhvillua në Prishtinë, shkruan Insporti.

Kosova ndodhet në grupin G së bashku me Shqipërinë U21, Anglinë U21, Sloveninë U21 dhe Çekinë U21.

Ndeshja e parë e këtyre kualifikimeve për “Dardanët” u luajt ndaj Andorras në “Fadil Vokrri”, ku djelmoshat e trajnerit Ness arritën fitore 2-0 me anë të golave të Berishës dhe Marlekut.

KOSOVA 2-0 ANDORRA

Përfundon gjithçka, Kosova merr tri pikët e para në grup me fitoren 2-0 ndaj Andorras, me golat që u shënuan nga Berisha dhe Marleku.

Kosova shënon edhe golin e dytë vetëm dy minuta më vonë, këtë radhë ishte Mark Marleku ai i cili shënoi me anë të një aksioni të bukur individual.

Dion Berisha ka kaluar Kosovën në epërsi në minutën e 82-të të takimit pas një topi të kthyer nga goditja e Zybës.

No description available.

45 minutat e parë janë mbyllur pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Kosovën që ka dominuar posedimin por nuk ka gjetur rrugën e golit.

Pamje nga stadiumi Fadil Vokrri:

No description available.

Formacioni zyrtar:

Kosova U21: Bisinger, Sadriu, Kurtulus, Hoxha, Pllana, Lushaku, Hoti, Zyba, Tusha, Nivokazi, Veliu.

-->