LIVE: Prishtina shënon edhe golin e dytë ndaj Barcelonës

Është duke u zhvilluar takimi i raundit të dytë të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Mabetex Prishtina, transmeton Insporti.
Skuadra e Prishtinës që është themeluar vetëm para pesë viteve do të përballet me Barcelonën.
Kujtojmë që Barcelona është ekipi më i mirë në Evropë në futsall, ku edhe është kampion aktual në Ligën e Kampionëve.
Kjo sfidë transmeton në Klan Kosova.
LIVE: Ka nisur ndeshja mes Barcelonës dhe Mabetex Prishtina.
Minuta 2: Vjen një goditje nga Ximbinha por që bllokohet nga Rukovci.
4′ Një goditje e Freire (Prishtina) përfundon jashtë porte.
9′ Rezultati është ende 0-0, teksa posedimi i topit është 70% në favor të Barcelonës.
12 GOOL, Barcelona kalon në epërsi me një goditje të fuqishme nga Diego.
14: GOOL, Barcelona dyfishon epërsinë permes Esquerdinha
18: Barcelona shënon dy herë të tjera, por Prishtina kundërpërgjigjet me një gol shumë të bukur nga Mërgim Dervishaj.
20: Mbyllet pjesa e parë, Barcelona udhëheq me rezultatin 5-1 ndaj Mabetex Prishtina.
28: Prishtina shënon edhe një gol, rezultati momental është 6-2 në favor të Barcelonës.
Formacionet zyrtare: