LIVE – sezoni filloi – Ferrari dhe Mercedes po duelojnë në Australi

Formula 1 25 Mars 2018 07:14

Gara për Shpërblimin e Madh të Australisë ka filluar para pak çastesh në shtegun Albert Park në Melburn duke shënuar kështu fillimin e sezonit 2018 në Formula 1.

Lewis Hamilton kishte pole position, e nisi këtë garë nga pozita e parë, mirëpo, një zhvillim shumë i papritur mund ta përcaktojë fituesin e saj dhe radhitjen e vozitësve.

Hamilton e mbrojti pozitën e parë dhe pas kthesës së parë dhe aty e tutje për më shumë se 2 0 rrathë ishte i paprekshëm dhe udhëhiqte në mënyrë komode para dyshes së Ferrarit Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen dhe Hamilton e Raikkonen kishin kryer pit stopet e tyre para rrethit të 26-të

Mirëpo, në rrethin e 26-të Romain Grosjean e përfudnoi garën pas një prishjeje mekanike në bolidin e tij. Vozitësi i Haas nuk mundi ta “parkonte” bolidin diku jashtë shtegut, por e la atë në pozitë shumë të papërshtatshme duke i detyruar organizatorët që të vendosin regjimin VSC – Regjimin Virtual të Automobilit të  Sigurisë. Pikërisht në këtë kohë, kur Hamilton nuk mund të rriste epërsinë e tij ndaj rivalëve, Vettel, i cili kishte marrë pozitën e parë në shteg pas pit stopit të Hamiltonit, e kreu pit stopin etij dhe e ruajti pozitën e parë, duke u kthyer në shteg para britanikut dhe duke e shokuar atë.

Ky veprim i shkëlqyeshëm taktik i Ferrarit iu dha atyre epërsinë në shteg, të cilën e kanë shumë të vështirë ta mbajnë kur Hamilton është duke e ndjekur Vettelin vazhdimisht.

Deri në fund të garës kanë mbetur edhe 20 rrathë.