Livepool fundos West Hamin

Futboll 24 Shkurt 2018 17:01

Livepool ka shënuar fitore kundër West Ham United në Premier League, me rezultat 4-1.

Skuadra e Jurgen Klop hyri furishëm në ndeshje dhe arritën të shënojnë golin e parë në minutën e 29-të nëpërmjet mesfushorit, Emre Can.

Super ylli i Liverpool, egjiptiani Mohamed Salah ka shënuar për 2 me 0 për ekipin e tij, kështu duke regjistruar golin e 23-të në PremierLeague.

Për të thelluar epërsinë e Liverpool në 3-0 u përkujdes sulmuesi Roberto Firmino i asistuar nga Emre Can. Mbrojtja Liverpool ka rënë në minutën e 59-të dhe ka pranuar gol nga West Ham.

Mirëpo ata u përgjigjin menjëherë me Sadio Mane, i cili shënoi për rezultat 4-1.

Liverpooli ngjitet në pozitën e dytë, me 15 më pak se Manchester City.

Momentet më të mira të ndeshjes:

-->