Liverpool 3:2 West Ham – ja kush ishte njeriu i ndeshjes

Futboll 24 Shkurt 2020 23:25

Liverpooli ka barazuar rekordin e Manchester Cityt duke arritur 18 fitore radhazi, pasi ka mundur 3:2 West Hamin në ‘Anfield’.

Të Kuqtë djersitën mjaft shumë këtë ndeshje, por megjithatë në fund arritën të merrnin tre pikë – falë edhe përformancës së dobët të portierit mysafir Fabianski, i cili u vlerësua edhe si dështimi i këtij takimi.

Ndërkohë, Mohamed Salah (7.8) dhe Trent Alexander-Arnold (8.2) morën notat më të larta te vendasit.

Skuadra e Jurgen Klopp është vetëm katër fitore larg për të siguruar edhe matematikisht titullin e Premierligës.

Më poshtë mund të shikoni notat e lojtarëve:

-->