Liverpool – Arsenal, tre gola për katër minuta në “Anfield”

Futboll 29 Dhjetor 2018 18:43

Janë shënuar tre gola shumë të shpejtë në derbin Liverpool – Arsenal i cili po zhvillohet në ‘Anfield’.

‘Gunners’ kaluan në epërsi me golin e Maitland-Niles, përcjell Insporti

Goli i epërsisë 1:0 të Arsenalit u shënua në minutën e 11-të të takimit.

Por, Liverpooli reagoi shpejt duke e barazuar rezultatin me anë të Roberto Firminos, në minutën e 14-të.

Firmino realizoi sërish, për 2:1, vetëm një minutë më vonë. /Insporti.com