Liverpool – Atletico shkon në vazhdime, pa fitues pas 90 minutave

Futboll 11 Mars 2020 22:54

Takimi i kthimit ndërmjet Liverpoolit e Atletico Madridit në kuadër të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, ka shkuar në vazhdime.

Vazhdimet (apo penalltitë) do ta përcaktojnë çerekfinalistin në “Anfield”, transmeton Insporti

90 minutat e ndeshjes së dytë kanë përfunduar me epërsinë 1:0 të Liverpoolit, dhe rezultat të përgjithshëm 1:1, pas dy ndeshjeve.

Për Liverpoolin realizoi Gigi Wijnaldum në minutën e 43-të. /Insporti.com/

-->