Liverpool – Barcelona, ky është vendimi për Salah

Futboll 06 Maj 2019 13:18

 

Mohamed Salah nuk do të luajë kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e dytë që do të zhvillohet të martën (nesër) në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka konfirmuar se egjiptiani Salah nuk do të mund të paraqitet kundër Barcelonës, transmeton Insporti.com.

“Ai ndjehet mirë, por nuk është mirë mjaftueshëm nga ana mjekësore. Kjo është e gjitha. Ai është i dëshpëruar, të gjithë jemi, por ne mund t’ia dalim”, ka deklaruar Klopp.

Salah pësoi një lëndim në kokë në ndeshjen kundër Neëcastle të shtunën mbrëma, pas një përplajse me portierin Peter Dubravka.

Ylli egjiptian sot ka bërë dhe ekzaminimet e fundit të cilat ia kanë ndalur të paraqitet kundër Barcelonës.

Kjo është një ‘shuplakë’ për Liverpoolin para ndeshjes, pasi Salah është futbollisti kryesor i “The Reds”.

Barcelona fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3:0 dhe është pranë kualifikimit në finale, por gjiganti anglez do të tentojë të bëjë mrekullinë duke përmbysur rezultatin. /Insporti.com/

Image may contain: one or more people and text

 

-->