Liverpool – Barcelona, momenti për të cilin po flasin të gjithë

Futboll 08 Maj 2019 10:05

Gjatë fillimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Liverpoolit dhe Barcelonës, Andrew Robertson e kishte goditur në kokë Lionel Messin, pasi ky i fundit ishte rrëzuar nga një ndërhyrje.

Para ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Andrew Robertsoni i Liverpoolit e kishte përshkuar Lionel Messin e Barcelonës si futbollistin më të mirë në botë.

Megjithatë, ai nuk e kishte qëllim të shfaqte nivel të tillë respekti edhe në fushë për 31-vjeçarin.

Qysh në pesë minutat e parë të ndeshjes, Lionel Messi u rrëzua pas një ndërhyrjeje nga Fabinho, jashtë zonës së portierit të Liverpoolit. Përderisa Robertsoni po vraponte në fushë, ai e goditi Messin në kokë.

Messi ishte aq i zemëruar me këtë veprim të Robertsonit saqë vrapo drejt tij dhe u përball me të. Pas kësaj, gjyqtari i thirri që të dy dhe u dha vërejtje të dyve.

Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”.

Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”.

Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi.