Liverpool – Bayern Munich, historia flet në të mirë të këtij ekipi

Futboll 19 Shkurt 2019 10:23

Finalisti i vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Liverpooli, sot do të ketë përballë kampionin e Gjermanisë dhe pesë herë fituesin e kësaj gare, Bayern Munichun.

“Reds” po kalonjë një formë fantastike nën urdhrat e gjermanit Klopp, ku në Premierligë janë në pozitën e dytë me pikë të barabarta me liderin Manchester Cityn, dhe me një ndeshje më pak, transmeton Insporti

Ndërsa, bavarezët momentalisht gjenden në pozitën e dytë në Bundesligë, me vetëm tre pikë më pak se lideri Borussia Dortmundi.

Por, cila skuadër është më e suksesshme në përballjet direkte në Ligën e Kampionëve?

Historia flet për ekipin anglez, ku nëse kthehemi prapa, në Ligën e Kampionëve kemi përballje në dy raste mes këtyre ekipeve.

Përballja e parë në Champions League daton në sezonin 1980-1981, ku Liverpooli pas barazimit 1-1, e eliminoi Bayernin në gjysmëfinale me avantazhin e golit në fushën kundërshtare, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0.

Ndërkaq, përballja e parë mes skuadrave në kompeticione evropiane ishte në çerekfinalet e Europa League (atëbotë UEFA Cup) në sezonin 1970-71, ku Liverpooli kishte fituar me rezultat të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve.

Një vit më vonë, Bayerni u hakmor në ‘Cup Winners Cup, ku triumfoi 3:1 pas dy ndeshjeve.

Në vitin 2001 ndërkaq, Liverpooli si fitues i UEFA Cup e mundi Bayernin që e kishte fituar Ligën e Kampionëve, në finalen e UEFA Super Kupës.

Kështu, Liverpooli ka tre triumfe ndaj Bayernit (në Ligën e Kampionëve, Europa League dhe Superkupën e Evropës), kurse Bayerni ka fituar vetëm në Cup Winners Cup ndaj Liverpoolit.

Përballja e sotshme pritet të jetë interesante, derisa vëmendja do të jetë edhe te Xherdan Shaqiri, që do të ketë kundërshtar ish-skuadrën e tij, me të cilën e kishte fituar këtë trofe në vitin 2013. /Insporti.com/