Liverpool bën diçka të veçantë për Shaqirin

Futboll 13 Korrik 2019 20:02

Sot është bërë një vit, që kur Xherdan Shaqiri zyrtarisht u bë lojtar i Liverpoolit. Transferimi i tij ndodhi nga skuadra e Stoke Cityt, për të nënshkruar për pesë vitet e ardhshme.

Shaqiri me fanellën e Liverpoolit ka arritur që edicionin e kaluar të fitojë Ligën e Kampionëve dhe ishte afër edhe titullit në Angli.

Sot, faqja zyrtare e Liverpoolit në “Twitter” ia ka kushtuar atij një video me gjashtë golat e realizuara sezonin e kaluar.

-->