Liverpool cakton ekspertin austriak për portierët

Futboll 07 Shkurt 2018 14:36

Sipas disa raportimeve në shtypin austriak, thuhet se eksperti në çështjet e portierëve, Hans Leitert është caktuar në rolin e njeriut kryesor në “Anfield” sa i përket portierëve.

Megjithatë Leitert tash e 15 muaj ka qenë duke punuar me Liverpool si këshilltarë në fushën e tij dhe kohëve të fundit ka draftuar një raport lidhur me dyshen Simon Mignolet dhe Loris Karius, në të cilin raport theksohen kritika në drejtim të dy portierëve për paraqitjet e tyre në sezonet e fundit.
Ai po ashtu nga vështrimet e tij si skaut, i kishte dhënë propozime Liverpool, për portierët e rinj që kanë potencial.
Kritikat dhe pakënaqësitë në drejtim të dy portierëve të “The Reds” janë vërejtur edhe në kombinimet e shpeshta në mes kësaj dysheje edhe nga trajneri Jurgen Klopp, i cili çdo disa ndeshje bënte ndryshime në portë.
Përndryshe Liverpool në bankën rezervë, ka edhe portierin e talentuar nga Wales. Danny Ward, por kanë shfaqur interesim të madh kundrejt numrit një të Romës, brazilianit Alisson Becker.

Ish-portieri i Austria Vjenës, Hans Leiter, i cili ishte tërhequr nga karriera aktive për shkak të lëndimit, në të kaluarën ka punuar edhe me Tottenham sa ishte nën drejtimin e Juande Ramos.
Po ashtu ka vepruar në krye të trajnerëve për portier edhe në rrjetin global të Red Bull Soccer nga viti 2010-2015, duke bashkëpunuar me skuadrat që kanë si sponsor Red Bull, se ekipi amerikan New York, ai austriak Salzburg dhe gjermanët e Leipzig. /Insporti.com

 

-->