Liverpool, Chelsea apo Roma, kush do t’i sigurojë shërbimet e tinejxherit nga Xhamajka?

Futboll 06 Gusht 2018 13:40

Futbollisti nga Xhamajka, Leon Bailey, i ka futur në ‘luftë’ disa skuadra të mëdha evropiane, raporton Insporti.

Futbollisti 20-vjeçar ka mahnitur me paraqitjet e tij në Bundesligë me fanellën e Bayer Leverkusenit ndërkohë që së fundmi për shërbimet e tij po interesohen disa skuadra të mëdha evropiane.

Chelsea dhe Liverpool tashmë i kanë lëshuar agjentët në kërkim të tij derisa së fundmi në garë është futur edhe skuadra e Romës.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se a do të arrijë ndonjë ekip që ta ‘rrëmbejë’ talentin në fjalë.

Mesfushori i cili është zhvilluar te skuadra e Genkut në Belgjikë, që nga viti 2017 është pjesë e Bayerit derisa në 39 paraqitje me këtë ekip ka realizuar nëntë gola. /Insporti.com/

-->