Liverpool – Chelsea, e turpshme kjo që bëri Fabinho

Futboll 14 Prill 2019 19:09

Fabinho duket se ka bërë një gjest të turpshëm, në sfidën Liverpool – Chelsea.

Liverpooli e Chelsea po zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së 34-t në Premierligë, shkruan Insporti

Në pjesën e parë, ylli belg i Chelseat, Eden Hazard pësoi një lëndim pas të cilit iu nevojit trajtimi mjekësor.

Pikërisht kur belgu ishte i shtrirë në tokë, mesfushori brazilian i Liverpoolit, Fabinho, duket se fryen hundët në afërsi të belgut.

Mirëpo, aty afër ishte edhe gjyqtari kryesor i ndeshjes, Michael Oliver, i cilu nuk ndërmori asgjë.

Momentin e gjestit të pahijshëm mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Insporti.com/