Liverpool – Chelsea, formacionet zyrtare

Futboll 14 Gusht 2019 20:14

Dy ekipet më të mira të Evropës, të dyja nga Anglia, Liverpool dhe Chelsea do të përballën sot në stadiumin “Vodafone” të Stambollit.

E në këtë ndeshje, Jurgen Klopp ka vendosur që të startojë pa Xherdan Shaqirin, pasi në sulm ka vendosur të startojë me Mane, Salah dhe Oxlade-Chamberlain.

Edhe Frank Lampard ka vendosur që të startojë me një formacion sulmues, me Pulisic, Giroud dhe Pedro.

Ndryshe, në këtë ndeshje Liverpool hyn si fituese e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku në finale në qershor mundi skuadrën tjetër angleze Tottenham Hotspur. Ndërkohë, Chelsea triumfoi në Europa Ligë kundër Arsenalit.

Formacionet:

Liverpool: Adrian, Gomez, Matip, van Dijk, Robertson, Fabinho, Milner, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah.

Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Christensen, Zouma, Emerson, Kovacic, Jorginho, Kante, Pedro, Pulisic, Giroud.

-->