Liverpool – Chelsea, momenti më qesharak i ndeshjes

Futboll 15 Gusht 2019 13:00

Një moment qesharak që ka ndodhur mbrëmë gjatë SuperKupës së Evropës, mes Liverpoolit dhe Chelseat është bërë virale në rrjetet sociale.

Një goditje dënimi ku të gjithë futbollistët e gjatë gjenden në 16-metërrsh është bërë moment argëtues.

Mbrojtësi shtatlartë, Van Dijk kishte shkuar në zonën e Chelseat për ta rrezikuar portën. Aty ai shihet duke u përpjekur nga mesfushori N’Golo Kante për ta markuar.

Pamjet u bënë shpejt virale në një aksion kur Kante provonte të markonte Virgil van Dijk dhe ishte diçka thjesht fantastike.

E gjithë kjo pasi Van Dijk është i gjatë 6’4″ (1.93 cm), ndërsa Kante qëndron tek 5’6” (1.67 cm).

Për fat të mirë të Chelseat, topi nuk shkoi tek koka e mbrojtësit holandez pasi shumë lehtë mund të shënonte.