Liverpool – Chelsea, nota e më të mirit të ndeshjes

Futboll 15 Gusht 2019 08:47

Sadio Mane ishte lojtari më i mirë i ndeshjes së Superkupës, ndërmjet Chelseat e Liverpoolit.

Dy ekipet angleze u takuan mbrëmë në ‘Vodafone Park’ të Besiktasit, për ndeshjen e Superkupës së Evropës, transmeton Insporti

Pasi koha e rregullt përfundoi 1:1, dhe pas vazhdiemeve takimi u mbyll me barazim 2:2, u deshën penalltitë për ta përcaktuar fituesin.

Skuadra e Kloppit në 11-metërsha u tregua më e mirë, duke i konkretizuar të gjitha penalltitë, kurse te Chelsea nga penalltia dështoi Tammy Abraham, duke bërë që trofeu të shkojë në ‘Anfield’.

Më i miri në fushë, sipas faqes së statistikave SofaScore, ishte Sadio Mane me notë 8.9, kurse pas tij është Pedro i Chelseat me notën 8.7.

Mane i shënoi të dy golat e Liverpoolit në këtë takim, kurse Giroud e Jorginho (penallti) realizuan për Chelsean.

Vlerësimet e lojtarëve mund t’i shikoni më poshtë. /Insporti.com/