Liverpool-Crystal Palace: Gabim i tmerrshëm nga portieri, shënohet gol

Futboll 19 Janar 2019 17:36

Liverpooli ka rikthyer epërsinë kundër Crystal Palace duke shënuar edhe një herë për 3-2 përmes Mohamed Salah.

Egjiptiani duket se është rikthyer në formën më të mirë me “Të Kuqtë” duke shënuar edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Sidoqoftë, ky shënim erdhi pas një gabimi të tmerrshëm të portierit të Palace, i cili nuk arriti të spastrojë rrezikun në zonë duke devijuar topin në drejtim të egjiptianit, i cili nuk gaboi nga afërsia. /Insporti.com/

 

 

-->