Liverpool e nis mbarë, fiton minimalisht ndaj Ajax

Futboll 21 Tetor 2020 22:54

Liverpool e ka nisur me fitore edicionin e ri të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Anglezët triumfuan si mysafir të Ajax me rezultatin 1:0.

Autogoli i Nicolas Tagliafico në minutën (35’), ishte përcaktues për fatin e takimit.

Në pjesën e mbetur, të dy skuadrat kishin rastet e veta por pa arritur të ndryshojnë rezultatin.

Në këtë grup, fitore realizoi edhe Atalanta ndaj FC Midtjylland, 4:0.

-->