‘Liverpool Echo’ e vlerëson Salahn ‘lojtarin më të keq’

Futboll 17 Mars 2019 19:09

Liverpooli u rikthye në krye të tabelës së Premier Leagues, pas një fitore shumë të vështirë 2-1 kundër skuadrës së parafundit në renditje, Fulhamit, të dielën.

“Të Kuqtë” udhëhoqën me golin e Sadio Manes në pjesën e parë, por Fulhami u rikthye në lojë me anë të një shënimi nga Ryan Babel në minutën e 74-t.

Tre pikët vizitorëve ia dhuroi James Milner, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 81-të.

Jurgen Klopp ishte i ngazëllyer me fitoren, por paraqitja e Mohamed Salahs sigurisht se do ta shqetësojë atë.

Egjiptiani humbi disa raste të volitshme dhe u etiketua si “vetjak dhe lakmitar” nga analisti i “Sky Sports”, Jamie Carragher.

Paraqitja e Salahs u përmblodh nga vlerësimet e “Liverpool Echos” pas ndeshjes.

Egjiptiani u vlerësua me notën më të ulët te Liverpooli, 5/10.

“Nuk u ndihmua nga gjyqtari dhe Joe Bryan ishte kundërshtar i fortë për të,” shkruhet në raportin e “Echos.”

“Derisa ishte kërcënim i vazhdueshëm, u mundua së tepërmi dhe shpesh u tregua lakmitar në pozita të mira. Humbi shanse për golin e tretë.”

Më poshtë, vlerësimet e plota nga “Echo.”

Alisson Becker | 6

Trent Alexander-Arnold | 7

Joel Matip | 8

Virgil van Dijk | 6

Andy Robertson | 7

Fabinho | 7

Gini Wijnaldum | 7

Adam Lallana | 7

Mohamed Salah | 5

Roberto Firmino | 6

Sadio Mane | 8

Zëvendësuesit:

James Milner | 7

Divock Origi | 7

Daniel Sturridge | N/A

-->