Liverpool është fitues i Superkupës së Evropës (VIDEO)

Futboll 14 Gusht 2019 23:52

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Liverpool e ka fituar edhe Superkupën e Evropës, pasi e mposhti Chelsean në ndeshjen që u zhvillua në Stamboll.

Fituesi u përcaktua vetëm pas gjuajtjes së penalltive, pasi 90 minutat e rregullt përfunduan me barazimin 1:1, ndërsa pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, rezultati ishte i barabartë 2:2.

Së pari në epërsi kaloi Chelsea me golin e shënuar nga Olivier Giroud (36’) dhe me shifrat 0:1 përfundoi pjesa e parë.

Liverpool barazoi vetëm tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë (48’) me autor të golit Sadio Mane. 90 minutat përfunduan me barazimin 1:1 dhe ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Mane e kaloi për herë të parë Liverpoolin në epërsi (5’), por vetëm 6 minuta më vonë (101’) Jorginho barazoi në 2:2, duke shënuar nga penallti shumë e dyshimtë.

Nga penalltia për Liverpoolin shënuan të pesë futbollistët: Firmino, Fabinho, Origi, Alexander Arnold dhe Salah.

Ndërsa, për Chelsean shënuan: Jorginho, Barkley, Mount dhe Emerson, derisa dështoi vetëm.

Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua asnjë minutë për Liverpoolin.