Liverpool fiton trillerin 7 golësh ndaj Leeds United

Futboll 12 Shtator 2020 18:36

Liverpool ka shënuar fitore në takimin e parë të këtij sezoni në Premier Ligë, shkruan Insporti.

Liverpooli nis mbrojtjen e parë të titullit në histori të Premier Ligës ndaj skuadrës së sapo inkuadruar në Premier Ligë, Leeds United.

Mohammed Salah zhbllokoi shifrat në minutën e katërt me një gol nga penalltia.

Leeds United barazoi shifrat në 1-1 pas një solo goli fantastik nga Harrison.

Van Dijk riktheu epërsinë me një gol me kokë, por disa minuta më pas gaboi duke i dhënë mundësi Patrick Bramford të barazonte shifrat në 2-2.

Lojtari i ndeshjes, Mohamed Salah shënoi golin e fundit të pjesës së parë për ta çuar Liverpoolin në epërsi 3-2.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, fillimisht Leeds barazoi përmes Klich dhe në fund Salah kompletoi hettrikun e tij duke i dhuruaru Liverpoolit fitoren e parë këtë sezon.

-->