Liverpool kërkon yllin e Real Madrid

Futboll 13 Maj 2021 16:25

Liverpool është i interesuar për transferimin e Marco Asensios nga Real Madrid.

Spanjolli ka shkëlqyer në “Santiago Bernabeu”, por gjithashtu ka pasur probleme më lëndime vitet e fundit dhe mund të largohet nga klubi për një çmim të volitshëm.

Sipas Don Balon, 60 milionë euro kushton kartoni i sulmuesit dhe tifozët e Liverpoolit do ndiheshin të lumtur nëse Klopp e përforcon sulmin.

“Reds” pritet që ta shesin Mohamed Salah gjatë verës dhe në rast që egjiptiani kërkon largimin.

Problemi është që Asensio dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe duke parë tabelën momentale, Liverpool nuk dihet nëse do marrë pjesë në edicionin tjetër. /Insporti.com/

-->