Liverpool përforcon mbrojtjen, afron këtë futbollist

Futboll 27 Dhjetor 2019 12:55

Liverpool ka arritur të sigurojë një përforcim për mbrojtjen.

‘Reds’ kanë arritur marrëveshje me Stuttgart, për Nathaniel Phillips, që lojtari të kthehet nga huazimi qysh në janar.

Qendërmbrojtësi ka regjistruar 11 paraqitje në të gjitha kompeticionet me skuadrën nga Bundesliga 2, që kur kaloi në verë, si i huazuar nga Liverpool.

Phillips do të kthehet tek skuadra e tij në fillim të muajit tjetër, dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Liverpool.

Lojtari mund të paraqitet qysh në ndeshjen e Liverpool kundër Everton, më 5 janar.

-->