Liverpool përgatit kontratë të re për Salah – ja funte në javë pritet të fitoj egjiptiani

Futboll 14 Tetor 2021 21:39

Sulmuesi Mohamed Salah është afër të nënshkruajë kontratë të re me Liverpoolin.

Kontrata momentale e egjiptianit skadon në vitin 2023 dhe ka pasur spekulime për të ardhmen, pasi nuk kishte negociata në disa javë.

Real Madrid dhe PSG ishin të lidhur me Salah, që shënoi golin e 100-të me “Reds” muajin e kaluar.

Sipas Football Insider, Liverpool është duke përgatitur ofertë të re për 29-vjeçarin që vlen 350 mijë funte në javë dhe duan të arrijnë marrëveshjen para afatit kalimtar të janarit.

Raporti shton se Salah gjithashtu është i interesuar për kontratën e re që do zgjasë deri në vitin 2026, atëherë kur do jetë 34-vjeçar.

Marrëveshja do e bënte Salah lojtarin më të paguar në skuadër, edhe më shumë se Alisson, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold që gjatë këtij viti kanë nënshkruar kontrata me shumë para.

-->