Liverpool-Porto: Historia favorizon dukshëm njërën skuadër

Futboll 15 Mars 2019 15:39

Liverpooli arriti ta mposht Bayern Munichun dhe të kalojë në çerek-finale të Champions Leagues.

Të dy skuadrat barazuan pa gola në “Anfield”, që nënkupton se klubi gjerman ishte favorit në ndeshjen e dytë në Mynih, transmeton Insporti.

Mirëpo, Liverpooli tregoi një paraqitje dominuese duke triumfuar 3-1, falë dy golave nga Sadio Mane dhe një shënimi me kokë nga Virgil van Dijk.

Në çerek-finale, skuadra nga “Merseyside” pritet të ketë punë paksa më të lehtë kundër Portos.

Liverpool have never lost to FC Porto in European competition

Duke mos e nënvlerësuar potencialin e skuadrës portugeze, e drejtë të themi se Porto ishte rivali që të gjithë e dëshironin në këtë fazë.

Natyrisht, Liverpooli mposhti Porton në fazën e eleminimit direkt edicionin e kaluar, ku u përfshi një “demolim” 5-0 në “Estadio do Dragao.”

Mirëpo, kjo nuk është hera e vetme që “Të Kuqtë” kanë dominuar rivalin nga Portugalia.

Sipas “Opta”, anglezët nuk kanë humbur asnjëherë kundër Portos në kompeticionet evropiane.

Në gjashtë ndeshje të luajtura, skuadra angleze ka fituar tre prej tyre, derisa tre të tjera kanë përfunduar me barazim.

Liverpooli ka shënuar 12 gola përgjatë këtyre gjashtë ndeshjeve, ndërsa ka pranuar vetëm dy. /Insporti.com/