Liverpool pranë marrëveshjes me portierin anglez

Futboll 12 Mars 2018 12:01

Skuadra e Liverpool ka filluar qe një kohë të kërkojë një portier kualitativ, përkundër që fillimisht u duk se kishte gjetur qetësinë tek dyshja, gjermani Loris Karius dhe belgu Simon Mignolet.

Para pak muajsh ekipi po ashtu kishte angazhuar ekspertin austriak për portier, që do të mundohej ta avanconte atë pjesë të skuadrës dhe të angazhohej për emra të rinj.

Megjithatë, sipas raportimeve të shtypit anglez, thuhet se së fundmi personalisht trajneri Jurgen Klopp, është angazhuar për ta sjell në “Anfield” portierin e Stoke City-t, Jack Butland.

Sipas “Mirror”, marrëveshja është pranë përfundimit dhe “The Reds” janë të sigurt se në fund do të arrijnë nënshkrimin me gardianin 24 vjeçar, për të cilin drejtuesit e Liverpool janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë funte, që do të ishte shumë rekord për një portier.

Thuhet se Liverpool ka konkurrencë edhe nga Arsenal, por portieri personalisht preferon kalimin në “Anfield”, në mënyrë që të punojë me trajnerin Klopp, të cilin e çmon shumë.

Paraprakisht Liverpool ishte duke e përcjell edhe portierin e Romës, Alisson, por drejtuesit e klubit mendojnë se eksperienca që ka Butland në Premier League, e bënë atë një opsion më të mirë. Po ashtu, gardiani anglez do të kushtonte më lirë, pasi skuadra italiane kërkonte 70 milionë funte për kartonin e brazilianit Alisson.

Në anën tjetër, për shkak të paraqitjeve shumë të mira me Stoke City-n, Jack Butland pritet se do të jetë opsioni i parë në portën e Përfaqësueses së Anglisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. /Insporti.com

-->