Liverpool s’e njeh krizën, përgatit ofertën e bujshme për Kylian Mbappe

Futboll 22 Qershor 2020 09:21

Kriza e shkaktuar nga koronavirusi, do të ndikojë që merkato e verës të frenohet disi dhe të bazohet në shkëmbimin e lojtarëve. Gjithsesi, ka edhe klube që janë gati të kryejnë çmenduri për t’u përforcuar me emra të mëdhenj.

Një prej tyre është Liverpool. Tifozët do të festojnë titullin kampion pas 30 vitesh dhe presin një goditje të madhe. Ai është Kylian Mbappe, ëndrra e shumë klubeve dhe trajnerëve. Për francezin e PSG do flitet gjatë, por sezonin e ardhshëm mund ta shohim në “Anfield”.

“The Reds” kanë një ide se si mund të mbërrijnë te ylli francez dhe The Sun zbulon ofertën e pabesueshme. Liverpool ofron 220 milion euro dhe kartonin e Sadio Mane për shërbimet e 21-vjeçarit. Klopp e do në skuadër dhe përballë një propozimi të tillë mund të dorëzohet çdokush.

-->