Liverpool vs Barcelona – kuotat e bastoreve dhe shanset e Shaqirit

Futboll 07 Maj 2019 15:32

Liverpooli e Barcelona takohen sot në ‘Anfield’, në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.

Takimin e parë gjysmëfinal, Barcelona e fitoi me rezultatin e thellë 3:0, shkruan Insporti

Liverpooli kështu do të duhet të shpresojë në një ‘mrekulli’ të përmbysjes së rezultatit, por lajmi i keq është se do të jetë pa dy prej yjevë të skuadrës.

Dy sulmuesit, Roberto Firmino e Mohamed Salah do të jenë mungesat e mëdha të ekipit të Jurgen Kloppit, por ky një lajm i mirë për Xherdan Shaqirin, që mund të jetë titullar sot.

Shaqiri renditet i 11-ti sa i përket golashënuesve të mundshëm, teksa ka kuotën 9.00 për të shënuar i pari në ndeshje. Kurse, 3.40 është kuota e tij për të shënuar kurdo në ndeshje, për dallim prej Messit që kuotohet 4.33 dhe 1.83, si golashënuesi më i mundshëm në këtë takim.

Ndërkaq, sa i përket rezultatit të ndeshjes, sipas ‘bet365’ Liverpooli kuotohet 2.50, Barcelona 2.70 ndërkaq barazimi 3.90. /Insporti.com/