Liverpool vs Chelsea – favoriti sipas bastoreve dhe kuota e Shaqirit për shënim

Futboll 14 Gusht 2019 14:21

Liverpooli është favoriti absolut për ta fituar ndeshjen e Superkupës me Chelsean.

Në stadiumin ‘Vodafone Park’ të Stambollit, sot me fillim nga ora 21:00 takohen dy ekipet angleze – njëra fituese e Ligës së Kampionëve, e tjetra fituese e Ligës së Evropës.

Favorit për ta fituar Superkupën e Evropës shihet skuadra e Liverpoolit, transmeton Insporti

Rrjeti i famshëm i bastoreve, “bet365”, i ka bërë të ditur kuotat sa i përket kësaj ndeshjeje.

Liverpooli si favorit ka kuotën 1.65 për fitore, kurse Chelsea kuotohet me 5.50. Barazimi ndërkaq kuotohet 4.20.

Sa i përket golashënuesve, kuotën më të ulët për të shënuar i pari e ka Mohamed Salah, 4.33, derisa kuota e tij është 1.83 për të shënuar kurdo në ndeshje.

Top 5-shen e golashënuesve më të mundshëm e përbëjnë futbollistët e Liverpoolit, ndërsa, Tammy Abraham ka kuotën më të ulët për të shënuar nga radhët e Chelseat, 8.50 i pari, apo 3.20 kurdo në ndeshje.

Xherdan Shaqiri është i 9-ti në këtë listë, që ndonëse nuk pritet të luajë titullar, kuotohet me 3.50 për të shënuar kurdo gjatë ndeshjes.

Ndërkaq, pikërisht për shkak se do e nis takimin nga banka rezervë, kuota e tij për të shënuar i pari në këtë takim është mjaft e lartë, 9.50. /Insporti.com/